Kasami: Fituan shqiptarët, frymë e re në politikë
Lideri i lëvizjes BESA, Bilall Kasami në paraqitjen e tij për media....

Lideri i lëvizjes BESA, Bilall Kasami në paraqitjen e tij për media tha se nga sot shqiptarët mund të frymojnë lirishtë.
Falënderoj shqiptarët që edhe përkundër presionit nga BDI ata arritën që të japin votën për një opsion të shqiptarëve të Maqedonisë.
“Sipas rezutateve që i kemi deri tani kemi fitore në njësinë zgjedhore 1 dhe 2. Gjithashtu në njësinë zgjedhore numër 6 jemi me rezultate shumë të mira. Si rezultat i rinisë sonë shqiptare të mrekullueshme të BESA sot shënuam një fitore të rëndësishme. Politikat e gabuara të Ali Ahmetit dhe e BDI¬së sollën deri te paraqitja e Lëvizjes Besa si freski në skenën politike shqiptare. Nga nesër për shqiptarët e Maqedonisë vjen një jetë dhe frymë e re. Prej nesër shqiptarët e Maqedonisë do të jetë të përfaqësuar dhe krenar me përfaqësimin tonë në institucione. Në këto zgjedhje fituan shqiptarët dhe humbi BDI”, - deklaroi Kasami.
