Thaçi: Marr plotësisht përgjegjësinë për rezultatin e PDSH-së

12.12.2016 10:07

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi plotësisht e mori përgjegjësinë për rezultatin e arritur të partisë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi plotësisht e mori përgjegjësinë për rezultatin e arritur të partisë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

"Përgjegjësinë për rezultatin e keq të PDSH¬së në zgjedhjet e marr plotësisht si kryetar i partisë dhe nga zemra u falenderohem të gjithë aktivitëve që e bënë të pamundurën. Por, ka një fitore shumë të madhe  përfundimisht BDI i humbi në mënyrë katastrofale zgjedhjet te shqiptarët. Fitues në këto zgjedhje janë Lëvizja lëvizja Besa dhe RDK që janë në koalicion. Sinqerisht u uroj dhe u them se e kanë mbështetjen nga PDSH. Votat tona dhe deputetët tanë do t'i mbështesin pa kurrrfarë kushtesh", tha Thaçi në konferencë për shtyp që u mbajt në selinë e partisë të PDSH¬së në Tetovë.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve rreth asaj çfarë do të thotë marrjen e përgjegjësisë së plotësishme për rezultatin zgjedhor të PDSH-së Thaçi deklaroi se dihet kur kryetari i partisë e merr përgjegjësinë.

"Është e qartë por sonte nuk guxoj të them sepse i presin rezultatet përfundimtare dhe nuk dua asgjë të dramatizoj. Dihet kur kryetari e merr përgjegjësinë. Nga të gjithë anëtarët e PDSH-së dhe simpatizantët askush nuk është përgjegjës përveç kryetarit", potencoi Thaçi.