Esma Rexhepova- In Memoriam, Shkupi nderon yllin e muzikës rome

12.12.2016 10:17

Këshilli i Qytetit të Shkupit mbajti seancë komemorative për të nderuar yllin e muzikës rome, Esma Rexhepova-Teodosievska...

Ajo ishte autore tekstesh, humanitare dhe këshilltare në Qytetin e Shkupit, dhe ndërroi jetë dje pas  një sëmundjeje të shkurtër në moshën 73 vjeçare. 
 
“Esma Rexhepova ishte person i jashtëzakonshëm, artiste e mirë dhe e respektuar. Karriera e saj e pasur dhe ndërkombëtare muzikore pa ndërprerë ka zgjatur 55 vite. Kishte reputacion të artistes botërore, me më shumë se tetë mijë koncerte, shfaqje në mbi 15 gjuhë dhe me 60 albume”,- deklaroi ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Mileska.
 
Esma Rexhepova ka lindur në Shkup, më 8 gusht të vitit 1943. Mirënjohjen më të lartë e fitoi edhe për humanitetin e saj dhe përmirësimin e jetës sociale të romëve, sepse me bashkëshortin, Stevo Teodosievski, është kujdesur për 47 fëmijë romë të pastrehë, duke e  ndryshuar jetën e tyre.
 
VLORA LATIFI-TOPOJANI