Parashikimi i motit për sot

12.12.2016 09:21

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme....

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme, më i ftohtë dhe me erë. Do të fryjë erë e fortë veriore më tepër përgjatë Vardarit, si dhe në pjesët lindore.

Në pjesët veriore dhe perëndimore nga vendi do të ketë kushte për rënien e borës. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga minus pesë deri në tre, ndërsa ajo ditore nga gjashtë deri në 12 gradë.

Në Shkup mot i ngjashëm, me temperatura të mëngjesit deri në minus pesë dhe ajo ditore tetë gradë. Edhe të martën mot i ngjashëm me erë veriore me depërtim të masës së ftohtë ajrore që do të kushtëzojë erë të përforcuar veriore, vende­vende me reshje të dobëta të borës dhe rënie të dukshme të temperaturave.

Të martën temperatura e mëngjesit do të jetë nga minus tre deri në katër, ndërsa ajo ditore nga tre deri në tetë gradë celsius.