Gruevski: Në zgjedhje fitoi VMRO-DPMNE dhe Maqedonia

12.12.2016 10:58

Maqedonia sërish pati zgjedhje korrekte, demokratike...

Maqedonia sërish pati zgjedhje korrekte, demokratike, të lira ku qytetarët lirisht dhe në mënyrë demokratike e treguan mendimin e tyre, ndërsa VMRO-DPMNE e fitoi fitoren zgjedhore të dhjetën me radhë. Këtë sonte e theksoi lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski në fjalimin e tij në selinë e partisë.

"Sot fitoi VMRO-DPMNE dhe Koalicioni "Për një Maqedoni më të mirë", por sot fitoi edhe Republika e Maqedonisë. Kjo është fitorja e dhjetë me radhë zgjedhore e VMRO-DPMNE-së dhe hera e dhjetë me radhë që shumica e qytetarëve në Republikën e Maqedonisë votuan edhe me numër më të madh votash e mbështetën VMRO-DPMNE-në dhe Koalicionin dhe programin, vizionin, ekipin tonë dhe mënyrën në të cilën punojmë dhe dëshirojmë të vazhdojmë të punojmë", theksoi Gruevski.

Ai shtoi se VMRO-DPMNE është fitues në këto zgjedhje me 434.051 vota kundrejt 415.258 vota për LSDM-në, nga 88,61 për qind të votave të përpunuara. Shprehu edhe kënaqësi që VMRO-DPMNE fitoi edhe në NJZ 4 me dallim në vota nga 7.476 vota. Shfaqi falenderim deri te qytetarët të cilët dolën në votim dhe siç, tha, kontribuan në atmosferë të qetë dhe demokratike që Maqedonia të arrijë sukses në këto zgjedhje. Theksoi se pason procesi i formimit të koalicioneve dhe formimit të Qeverisë në Republikën e Maqedonisë dhe se kriza duhet të përfundojë dhe Maqedonia të shkojë përpara.

"Ky do të jetë që qëllimi ynë kryesor në javët në vijim. Kriza të përfundojë me këto zgjedhje dhe shteti të shkojë përpara", theksoi Gruevski.

Ai shtoi se kjo fitore ka peshë dhe rëndësi të veçantë, sepse, siç tha, VMRO-DPMNE në këto zgjedhje pati jashtëzakonisht kundërshtar të ashpër.