Maqedoni
KSHZ pritet të ndajë certifikatat për deputetët
03.05.2014 19:30
Komisioni Shteterore i Zgjedhjeve pritet që të hënën do ti shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare...

Komisioni Shteterore i Zgjedhjeve pritet që të hënën do ti shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Pas perfundimit te procedurave ligjore te kesaj trupe te larte te zgjedhjeve hapet rruga per mbajtjen e séances konstituive te kuvendit e cila sipas ligjit duhet te mbahet me se voni 20 dfite pas mbajtjes se zgjedhjeve qe I bie deri me 17 maj.
Nese deri ne kete date nuk thirret séance per konstituimin e parlamentit atehere deputetet e zgjedhur mblidhen më 18 maj. KSHZ-ja do të ftojë të mërkurën grupet parlamentare që të marrin mandatet.
Kjo vlen edhe për deputetët e LSDM-së, që sipas të gjitha gjasave, nuk do të paraqiten për shkak të vendimit të organeve qendrore të kësaj partie për mospranim të rezultateve.
Ndërkaq, Gjykata Administrative ka hedhur poshtë edhe ankesat e PDSH dhe Opsionit Qytetar për Maqedoninë, si të pabaza.
