Turqi, shpërthimet në Stamboll, arrestohen 118 anëtarë të partisë pro kurde

12.12.2016 13:30

Policia turke ka arrestuar 118 anëtarë të Partisë Demokratike Popullore...

Policia turke ka arrestuar 118 anëtarë të Partisë Demokratike Popullore në krahina të ndryshme të vendit në lidhje me dy sulmet në Stamboll dy net më parë që lanë pas më shumë se 40 të vdekur.

Mediat turke bëjnë me dije se sulmi dyshohet se është kryer nga organizata terroriste siç e quajnë ata Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit . Partia HDP është pro kurde në Parlamentin e Turqisë.

Sipas njoftimeve, operacionet dhe bastisjet ndaj anëtarëve të HDP-së janë kryer në Stamboll, Ankara, Adana, Mersin, Manisa, etj.

Shumica e arrestimeve janë kryer në qytetin Manisa (51), ndërsa në 25 janë arrestuar në Adana, 17 në Ankara, 20 në Stamboll, etj. Rreth 500 forca policie janë angazhuar në aksion.