Nigeri, dy vajza të vogla hedhin veten në erë

12.12.2016 14:24

Dy vajza të vogla janë përdorur si kamikaze për hedhjen e një bombe....

Dy vajza të vogla janë përdorur si kamikaze për hedhjen e një bombe në një market në verilindje të Nigerisë.

Nga shpërthimi i bombës, përveç dy vajzave, humbi jetën edhe një tjetër person, ndërsa mbetën të plagosur edhe 18 të tjerë. Vajzat ishin të dyja të moshës 7 ose 8 vjeç dhe se kishin mbërritur në market me një makinë.

Vajza e parë ishte drejtuar drejt një tezge të tregut dhe më pas kishte shpërthyer rripin e saj të eksplozivëve.

Deri më tani asnjë grup ekstremist nuk ka marrë përsipër sulmin, por dyshohet që pas shpërthimit fshihet grupi i militantëve “Boko Haram”, të cilët kanë kryer më parë sulme të ngjashme në vend.

Militantët kanë kryer një varg sulmesh vdekjeprurëse në Nigeri në javët e fundit. Sulmi i tyre më i fundit ishte këtë të premte që shkoi në një treg në qytetin e Madagalit, ku  humbën jetën 45 persona dhe mbetën të plagosur 33 të tjerë. Kurse në tetor po një grup kamikazësh femra vranë 17 persona në një kamp.