Maqedoni
BDI: PDSH kale troje, kundër interesave shqiptare
03.05.2014 18:34
Partia Demokratike Shqiptare ka hedhur akuza ne drejtim te BDI-në per mashtrime se po zhvillon bisedime me VMRO- DPMNE-ne per krijim te qeverise se re...

Partia Demokratike Shqiptare ka hedhur akuza ne drejtim te BDI-në per mashtrime se po zhvillon bisedime me VMRO- DPMNE-ne per krijim te qeverise se re.
Bekim Fazliu Nga PDSH thote se Ali Ahmeti duhet ta pranojë një të vërtetë se BDI nuk ka kurrfarë bisedime politike me VMRO-DPMNE-në, por ka perkulje ndaj tyre. BDI para Gruevskit dhe para VMRO-DPMNE-së shpreh panikun e tyre të madh se mund të ngelin jashtë qeverisë. Ky panik vjen si rezultat i përfshirjes së tyre gjatë qeverisjes në krime dhe korrupsion tha Bekim Fazliu.
“Ky zotni duhet ta pranojë një të vërtetë që BDI s’ka kurrfarë bisedime politike me VMRO-DPMNE-në, por ka diçka tjetër, ka përkulje, laritje me sjellje si të puthadorëve e sahanlëpirësve, duke u përbetuar para Gruevskit se BDI nuk e ka votuar Pendarovskin, por Ivanovin edhe pse faktet flasin ndryshe”, shprehet deputeti i PDSH-SE Bekim Fzliu.
Lidhur me akuzat e PDSh-së menjeher kane reaguar nga BDI duke thene se: Nuk i çudisin akuzat e tipt ‘kodra pas bregut’ të zyrtarëve të PDSH-së dhe as roli që kanë marrë ata pas humbjes në zgjedhjet e 13 dhe 27 prillit.
Si duket, tellallët e së keqes, nuk po nxjerrin mësime nga humbjet e njëpasnjëshme tek shqiptarët në Maqedoni.
Dënimi i dhënë nga qytetarët shqiptarë nuk u mjaftoi as këtë herë për të korrigjuar pozicionet politike, ndaj vazhdojnë paturpësisht të sillen si Kalë Troje në shërbim të interesave antishqiptare.
Perdorimi i tyre, si vegël nga qarqe të ndryshme për të shantazhuar dhe dobësuar pozicionin shqiptar në negociata për bashkëqeverisje, ka për qëllim zbehjen e kërkesave politike shqiptare dhe është nënçmim i votuesve shqiptarë dhe shkelje mbi dinjitetin e tyre. Thuhet ne reagimin e BDI-se.
BESIM ABDULLAU
