Maqedoni
Pa energji elektrike nesër disa pjesë të komunave Aerodrom dhe Saraj
12.12.2016 16:01
Për shkak të intervenimeve në rrjetin elektrik nesër pa energji elektrike do të mbeten disa pjesë të komunave Aerodrom dhe Saraj, informojnë nga QRMK e Qytetit të Shkupit....

Në kohën prej orës 8:30 e deri në 11:30 nesër pa energji elektrike do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të rrugëve "Llazar Dimitrov" dhe "Leo Tolstoj", dhe nga ora 11:30 e deri në 14:30 do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të rrugëve "Dobromir Hrs "dhe" Leo Tolstoj" në komunën Aerodrom.
Pa energji elektrike prej orës 9 e deri në 15 nesër do të jetë një pjesë e fshatit Saraj, nënrrugicat me numër 2, 4 dhe 10 dhe nënrrugicat përreth në komunën e Sarajit./Mia
