Ekonomi
Oda Ekonomike e Maqedonisë: Të stimulohet turizmi malor
12.12.2016 17:03
Nga Oda Ekonomike e Maqedonisë sot kërkuan masa stimulative për përmirësimin e turizmit malor, banjave dhe turizmit tranzitor...

Nga Oda Ekonomike e Maqedonisë sot kërkuan masa stimulative për përmirësimin e turizmit malor, banjave dhe turizmit tranzitor, duke theksuar se këto masa nuk duhet të fokusohen vetëm në zhvillim e turizmit liqenor dhe atë të qyteteve.
Ata gjithashtu kërkuan përmirësimin e infrastrukturës rrugore, hotelerike dhe përmirësimin e kualitetit të personelit, me qëllim tërheqjen e numrit sa më të madh të turistëve.
Maqedonia ka potencial të madh në zhvillimin e alpinizmit, turizmit të gjuetisë, shpellave të ndryshme dhe turizmin religjioz, u potencua në konferencë.
“Maqedonia nuk ka zhvilluar mjaftueshëm qendra për zhvillimin e turizmit malor dhe as turoperatorët nuk kanë çfarë të ofrojnë. Nga gjithsej pesë apo gjashtë banja të cilat kanë qenë aktive në të kaluarën, tani shumica janë lënë në kohë. Nëpër akset rrugore ku tranzitojnë mysafirët e huaj nuk është ndërtuar asnjë hotel, nuk ka restorante, motele, nuk ka kushte për pushim”- deklaroi zëvendëskryetar i Shoqatës për hotelieri dhe turizmin në kuadër të Odës, Sllave Siraçevski.
Ai gjithashtu potencoi se në Kodrën e Diellit me dekada nuk është ndërtuar një hotel i ri, teleferiku nga Tetova nuk funksionon dhe rruga Tetovë-Kodra e Diellit është në gjendje jashtëzakonisht të keqe.
“Nëse seriozisht nuk merren vërejtjet e punëtorëve turistik, nuk do të mund të realizohen projeksionet nga strategjia për turizëm deri në vitin 2020, të cilat parashikojnë turizmi të marrë pjesë me 5% në bruto prodhimin vendor”,- theksoi Danieka Mihajlovska-Vasievska nga Oda Ekonomike.
Të dhënat statistikore flasin se prej vitit 2010 deri në vitin 2016 subvencionet për tërheqjen e turistëve të huaj kanë qenë gjithsej 10 milionë euro.
GAZMEND KURTISHI
