Maqedoni
Kurc dhe Siatro, të kënaqur nga zgjedhjet e djeshme në Maqedoni
12.12.2016 17:50
Ministrat e Jashtëm të Austrisë dhe Hungarisë shprehen të kënaqur me procesin zgjedhor në Maqedoni...

Ministrat e Jashtëm të Austrisë dhe Hungarisë shprehen të kënaqur me procesin zgjedhor në Maqedoni dhe shpresojnë se vendi do të arrijë të formojë një qeveri stabile.
“Jam shumë i lumtur se pas një periudhe të rëndë Maqedonia kishte zgjedhje korrekte dhe tani mendoj se është e domosdoshme që të përpiqen të formojnë qeveri stabile në kohë sa më shpejtë”,- deklaroi ministri i Jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurc.
“Dëshiroj t’i uroj miqtë në Maqedoni që zgjedhjet kaluan në atmosferë korrekte dhe të lirë. Mendoj se askush nuk duhet të dyshojë në këtë. Nëse merren parasysh kritikat e BE-së dhe partnerëve perëndimorë ndaj Maqedonisë në kontekst të procesit zgjedhor për çka ishim dëshmitarë muajve të fundit, tani u realizuan zgjedhje korrekte dhe demokratike. Nuk ka keqardhje, e uroj VMRO-në dhe BDI-në, koalicioni aktual qeveritar që siguroi shumicë në kuvend. Shpresoj se do të formohet shumicë stabile dhe qeveri stabile, e cila do të vazhdojë rrugën eurointegruese”,- theksoi ministri i Jashtëm i Punëve të Jashtme i Hungarisë, Peter Siatro.
Ky qëndrim u shpreh pasi ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve¬ anëtare të Bashkimit Europian dhe eurokomisari, Johanes Han, organizuan një mëngjes pune me shefin e diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Poposkin, të cilit ia paraqitën vlerësimin për zgjedhjet në Maqedoni. Plotësuam me sukses edhe një nga kriteret në rrugën eurointegruese, zgjedhjet korrekte, vlerësoi shefi i diplomacisë, Nikolla Popovski.
“Situata që mbijeton që nga viti 2009 me rekomandime të përsëritura nga komisioni pa vendim të këshillit, përkatësisht vendeve anëtare, nuk do të duhej të përsëritet në kushte kur shumë nga kriteret e vendosura në të kaluarën u realizuan, përfshi edhe realizimin e zgjedhjeve korrekte dhe demokratike”,- theksoi ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Popovski.
Në këtë takim, në të cilin nikoqir ishin ministrat e Austrisë, Sllovenisë dhe Hungarisë, sipas shefit të diplomacisë së Maqedonisë është theksuar se dalja e lartë e qytetarëve dhe mënyra në të cilën janë organizuar zgjedhjet, është konstatuar si jashtëzakonisht e suksesshme.
GYLTENE SINANI
