Maqedoni
Caktohet raund i ri i bisedimeve për emrin
03.05.2014 18:39
Ndërmjetësuesi i OKB-se per çështjen e emrit Methju Nimic ka caktuar raund të ri të bisedimeve më 6 maj në Nju Jork...
Ndërmjetësuesi i OKB-se per çështjen e emrit Methju Nimic ka caktuar raund të ri të bisedimeve më 6 maj në Nju Jork. Sipas njoftimit nga Kombet e Bashkuara, dy ndërmjetësuesit në çështjen e emrit, ambasadori i Maqedonisë, Zoran Joleski dhe diplomati grek Adamantios Vasilakis, e kanë pranuar ftesën ftesen e Ndresmjetesuesit Nimic.
Ndermjetesuesi i OKB-se do te takohet me të dy negociatoret ndaras , kurse pastaj do realizon takim të përbashkët në zyrën e OKB-se.Pas ketyre takimeve ne Nju jork Nimic pritet te viziton Shkupin dhe Athinen.
Në takimin e fundit, Nimic nuk kishte vënë në tryezë propozim të ri, por ishin shqyrtuar idetë e tij të vjetra për të cilen palët nuk e kane pranuar.
Nderkohe sekretari amerikan i mbrojtjes Çak Hejgell bëri u ka thirrje Maqedonisë dhe Greqisë që të punojnë për gjetjen e interesit të përbashkët me qëllim që të mundësohet zgjerimi i NATO-s. I pyetur se a do të mbështesë SHBA-ja zgjerimin e NATO-s drejt Ballkanit, pas krizës në Ukrainë Hejgell u përgjigj:
“Siç e dini, kjo është pjesë e botës e cila punon në dallime të vështira historike. Mendoj se është arritur përparim në këto vende derisa në mënyrë të qetë i tejkalojnë dallimet. Nuk është gjithçka e përkryer, ende ka sfida, në përparimin e mëtejshëm në ndërtimin e institucioneve funksionale, të lira, respektim të të gjithë njerëzve, pa dallim të religjionit të tyre ose përkatësisë etnike. Mendoj se shumë përparim është arritur. Kemi dallime, por asnjëherë nuk do të mundemi qetë t'i tejkalojmë dallimet pa ndërtuar institucione dhe platforma të interesit të ndërsjellë”, shprehet sekretar i mbrojtjes Çak Hejgel.
Hejgell shtoi më tej se dyert e NATO-s mbeten të hapura për pranim të anëtareve të reja, duke shtuar se pa zgjerimin e NATO-s drejt Lindjes, kriza e sotme në Ukrainë do të jetë larg më e rrezikshme për Evropën.
ZEJXHANE OSMANI
