Maqedoni

BE dhe Kuba, marrëveshje historike

12.12.2016 18:57

Bashkimi Europian dhe Kuba kanë nënshkruar një marrëveshje për normalizimin e lidhjeve pas disa dekadash të marrëdhënieve të ftohta si pasojë e shqetësimeve europiane për të drejtat e njeriut.

Bashkimi Europian dhe Kuba kanë nënshkruar një marrëveshje për normalizimin e lidhjeve pas disa dekadash të marrëdhënieve të ftohta si pasojë e shqetësimeve europiane për të drejtat e njeriut.

I ashtuquajtura “marrëveshja për dialog politik dhe bashkëpunim” është nënshkruar më 12 dhjetor nga ministri i jashtëm i Kubës, Bruno Rodriguez Parrilla, dhe shefja për politikë të jashtme e bllokut europian, Federica Mogherini. Duke e quajtur marrëveshjen “historike”, Mogherini ka thënë se “është hera e parë që BE dhe Kuba e kanë një kornizë formale për marrëdhënie bilaterale”.

Marrëveshja, e cila mbulon çështje si tregtia, të drejtat e njeriut dhe migracionin, do të mbetet e përkohshme derisa të ratifikohet nga parlamentet rajonale dhe kombëtare në të gjitha vendet anëtare.

Burime brenda Këshillit të BE-së i kanë thënë REL-it se parlamenti në Suedi dhe Republikën çeke mund të votojnë kundër marrëveshjes për shkak se në këto dy vende shqetësimet janë të mëdha rreth abuzimit me të drejtat e njeriut në ishullin e Karaibeve. Në vitin 2003, BE-ja ka vendosur sanksione ndaj Kubës, ndërsa kishte pezulluar bashkëpunimin për shkak të shtypjes së gazetarëve dhe aktivistëve.

Vetëm në vitin 2008, dialogu në mes BE-së dhe Kubës ka vazhduar.