Botë
Guterres betohet në postin e shefit të OKB-së
12.12.2016 20:13
Antonio Guterres, ish-kryeministër i Portugalisë, është betuar të hënën në postin e sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara...

Ai do ta marrë detyrën e re në fillim të vitit 2017 nga shefi në largim i OKB-së, Ban Ki-moon.
Guterres, 67 vjeç, është zgjedhur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në muajin tetor.
Ai do të bëhet shefi i nëntë i OKB-së 71-vjeçare.
Përvoja ekzekutive e Guterres si kryeministër i Portugalisë dhe si komisionar i lartë për refugjatë i OKB-së ka bërë që ai t’i mundë 12 kandidatët e tjerë për postin e sekretarit të përgjithshëm.
