Maqedoni

Familja Leskovica kërkon ndihmën tuaj

03.05.2014 18:02

U kam pritur, e dija se do të vini, e ulur në një gur, në mendime na priti me këto fjalë në oborrin e shtëpisë kjo zonjë...

U kam pritur, e dija se do të vini, e ulur në një gur, në mendime na priti me këto fjalë në oborrin e shtëpisë kjo zonjë.
 
Rrudhat flasin qartë për jetë e saj. Dhe po ta pyesësh për jetën I fsheh ditë e këqija thotë të kalojmë, cdo gjë e kemi të shkruar në ballë dhe duam apo jo duhet të kalojmë nëpër ato rrugë.  
 
Le të ulem tek karriket jasht dhe sëpari të pushojm pastaj do tu rrëfej jetën tha nëna Gjyle e cila jeton me vajzën dhe mbesat në këtë shtëpi në lagjen Vizbeg.
 
“Femijet duan kerkojne? Po i lypin krejt valla,smrrin ska,un si gjyshe merakun nuk mundem me jau hjek ama zemra e ndien keq shum se qaty po i ke para duarve para syve po I rrit”, shprehet kryefamiljarja Gjyle Leskovica.
 
Shtëpia ku jeton kjo familje nuk është e sigurt për banim, këtë e dëshmojn edhe vet pamjet. 
 
“Ju paskeni dhoma dmth nuk e keni shtepine e vogel Brenda por  thuhet se e gjitha shtepia eshte shume e vjeter dhe dyshemeja po levize --- Po ashtu eshte shume e vjeter, sic po e shihni vete krejt eshte e vjeter thuajse e shkaterruar me, ske cka ben shumë e vjetër është, lavatrice kemi punon, pamjet janë të dukshme, duhet pak të forcohemi cka të bëjm. Në këtë dhomë flen vajza me mbesat”, shprehet kryefamiljarja Gjyle Leskovica.
 
Kjo familje jeton pa asnjë burim mujor, jeta e tyre nuk është e sigurt, rrugzgjidhje kanë bamirësit, duke ua zgjatur dorën do të mundësonim ditë më të mira për familjen Leskovica.
 
RINA TURKESHI SAHITI