DASH, punoni për ndërtimin e kapaciteteve administrative
Departamenti Amerikan i Shtetit përshëndeti mbajtjen e zgjedhjeve në Maqedoni...

Departamenti Amerikan i Shtetit përshëndeti mbajtjen e zgjedhjeve në Maqedoni si një hap i parë i rëndësishëm për dalje nga kriza politike.
Zëdhënësi i DASH, Xhon Kirbi , ftoi partitë që do ta formojnë qeverinë e ardhshme që të punojnë në mënyrë konstruktive edhe me opozitën, në zbatimin e reformave që janë të rëndësishme për integrimin euroatlantik
“Urojmë qytetarët maqedonas që e shfrytëzuan të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet parlamentare me 11 dhjetor. Po ashtu i përshëndesim vlerësimet fillestare të OSBE-së dhe ODIHR se zgjedhjet kanë qenë konkurruese dhe se liritë fundamentale në mënyrë të përgjithshme janë respektuar. Dalja në votime ishte e lartë, ndërsa zgjedhjet janë realizuar në mënyrë të qetë dhe të rregullt, me disa raste të parregullsive procedurale. Iu bashkohemi shqetësimit të këtyre dy organizatave rreth përgatitjes administrative për zgjedhjet dhe i japim kurajo qeverisë së ardhshme që të vazhdoje të punoje në ndërtimin e kapaciteteve në KSHZ dhe të zgjidhen çështjet strukturore dhe juridike në lidhje me listat e votuesve. Vlerësojmë se këto zgjedhje janë një hap i parë i rëndësishëm që Maqedonia të dal nga kriza politike “, deklaroi Kirbi në pres konferencën e rregullt.
