OKB, dhjetëra civilë të vrarë në Alepo

13.12.2016 14:10

Kombet e Bashkuara thanë se kanë marrë raporte se forcat pro-qeveritare në Siri....

Kombet e Bashkuara thanë se kanë marrë raporte se forcat pro-qeveritare në Siri kanë hyrë në shtëpi në lindje të Alepos dhe kanë qëlluar civilë "në vend".

Zyra për të drejta të njeriut e OKB-së tha se ka prova të besueshme se në katër lagje, 82 civilë, përfshirë 11 gra dhe 13 fëmijë, janë qëlluar.

Zëdhënësi Rupert Colville tha se mizoritë janë kryer në ditët e fundit, duke shtuar se mund të ketë "shumë më tepër" vrasje me ekzekutim.

Zëdhënësi për çështje humanitare i OKB-së, Jen Laerke, tha se në Alepo duket sikur ka "kolapsim të plotë të humanitetit".

Rebelët, që kanë pasur nën kontroll pjesën lindore për katër vjet, janë në prag të humbjes.