Botë
Dubai, zjarr në një ndërtesë, nuk ka të lënduar
13.12.2016 14:22
Një zjarr në një bllok gradaçelash në Dubai, në një prej blloqeve të ndërtesave në ishullin artificial të Palmës ka shqetësuar banorët...

Një zjarr në një bllok gradaçelash në Dubai, në një prej blloqeve të ndërtesave në ishullin artificial të Palmës ka shqetësuar banorët, por për fat të mirë ka kaluar vetëm me dëme materiale.
Zjarrfikësit evakuuan menjëherë ndërtesën. Masat e menjëhershme të sigurisë erdhën pasi Dubai tashmë ka përjetuar disa fatkeqësi të rënda në zjarre të tilla në ndërtesat e larta. Dy vjet më parë, zjarri në një ndërtesë 28-katëshe rezultoi me 18 të lënduar rëndë.
Edhe në gusht të këtij viti një zjarr shpërtheu në kullën Sulafa, njësoj si një zjarr i madh që rrezikoi jetën e mijëra njerëzve që festonin Vitin e Ri 2015 në një gradaçelë.
