Botë

ShBA, meteorologët parashikojnë të ftohtë ekstrem

13.12.2016 14:46

Bora e madhe dhe temperaturat e ftohta kanë pushtuar pjesë të Shteteve të Bashkuara..

Bora e madhe dhe temperaturat e ftohta kanë pushtuar pjesë të Shteteve të Bashkuara, teksa qindra fluturime drejt dhe prej aeroporteve në Chicago u anuluan pas një stuhie në rajonet Upper Midwest dhe Lower Great Lakes, që më pas ju drejtua verilindjes së vendit.
 
Një paralajmërim për stuhi u vendos në Chicago përgjatë fundjavës, pasi bora arriti deri në 25 cm lartësi, sipas raportimeve të Shërbimit Kombëtar të Motit. Qytetarët u paralajmëruan për vështirësi në ngasjen e makinave rreth qytetit, ku bora filloi që të shtunën paradite. 33 cm borë u regjistruan në disa pjesë të Michiganit dhe 22 cm në pjesë të Minnesotas.
 
Në aeroportin ndërkombëtar O’Hare, të katërtin më të ngarkuar në botë, aerolinjat tashmë kanë reduktuar numrin e fluturimeve, ndërkohë që të tjera kanë pezulluar totalisht veprimtarinë e tyre.
 
Në aeroportin e Detroit, një nga avionët pati një rrëshqitje nga pista, por fatmirësisht pa asnjë lëndim, sipas mediave lokale. Me ndihmën e Arktikut, vorbullës polare dhe Siberisë, meteorologët kanë paralajmëruar se dhjetori do të jetë i karakterizuar nga i ftohti i ashpër për shumicën e Shteteve të Bashkuara.
 
Temperaturat në rënie vijnë pas periudhës më të ngrohtë tetor-nëntor që pushtoi zonat u ulëta të vendit. Dhjetori i viteve të fundit nuk ka qenë tepër i ftohtë në ShBA, por dhjetori 2016 duket të jetë më ekstremi që prej dhjetorit 2013. 
 
LEUNORA KALIQI