DASh: Të ndërtoni kapacitetet administrative
Departamenti Amerikan i Shtetit i vlerëson zgjedhjet si një hap i parë i rëndësishëm për dalje nga kriza politike...

Zëdhënësi i DASh, Xhon Kirbi, ftoi partitë që do ta formojnë qeverinë e ardhshme të punojnë në mënyrë konstruktive edhe me opozitën, në zbatimin e reformave të rëndësishme për integrimin euroatlantik.
“Përshëndesim vlerësimet fillestare të OSBE-së dhe ODIHR-it se zgjedhjet kanë qenë konkurruese dhe se liritë fondamentale në mënyrë të përgjithshme janë respektuar. Iu bashkohemi shqetësimit të këtyre dy organizatave rreth përgatitjes administrative për zgjedhjet dhe i japim kurajo qeverisë së ardhshme që të vazhdoje të punojë në ndërtimin e kapaciteteve në KShZ dhe të zgjidhen çështjet strukturore dhe juridike në lidhje me listat e votuesve. Vlerësojmë se këto zgjedhje janë një hap i parë i rëndësishëm që Maqedonia të dalë nga kriza politike”,- tha zëdhënësi i DASh-it, Xhon Kirbi.
Nga Departamenti Amerikan i Shtetit presin të vazhdojnë raportet e shkëlqyera midis ShBA-ve dhe Maqedonisë, duke i dhënë mbështetjen vendit edhe në eurointegrimet duke bashkëpunuar me qeverinë e re. (Meral Ismaili, TVM2)
