Hahn – Mogherini: Formoni qeverinë, reformat, përkrahni PSP-në
Përfaqësuesja e lartë e politikës së jashtme dhe sigurisë të BE-së, Federika Mogerini, dhe eurokomisari për negociata për zgjerim, Johanes Han...

Përfaqësuesja e lartë e politikës së jashtme dhe sigurisë të BE-së, Federika Mogerini, dhe eurokomisari për negociata për zgjerim, Johanes Han, vlerësojnë se zgjedhjet ishin elementi kryesor i Marrëveshjes së Përzhinës dhe i ofrojnë vendit mundësinë kryesore për ripërtëritjen e demokracisë, dialog konstruktiv të krizës afatgjate politike dhe bashkimin për qëllimin e përbashkët në integrimet euroatlantike.
Qeveria e re duhet të formohet shpejt në mënyrë që vendi të përqendrohet në reforma, thonë Mogherini dhe Hahn, duke kërkuar që partitë politike të veprojnë në mënyrë inkluzive, që përfshin opozitë aktive parlamentare dhe një shoqëri civile dinamike.
“Me padurim presim formimin e shpejtë të parlamentit të ri dhe zbatimin e reformave për zgjidhjen e qeverisjes sistematike të drejtësisë, ndërsa gjithashtu edhe prioritete urgjente reformuese. Qeveria dhe opozita duhet që të vazhdojnë me zbatimin e marrëveshjeve paraprake qytetare në tërësi, duke përfshirë përkrahjen e punës së zyrës së Prokurorisë Speciale”,- porositën Mogerini dhe Han në reagimin e tyre të përbashkët. (Meral Ismaili, TVM2)
