Maqedoni

Këshilli i BE-së: Vlerësimi pozitiv i zgjedhjeve, vendimtar për integrimin e vendit në BE

13.12.2016 17:20

Këshilli i Punëve të Përgjithshme të Bashkimit Europian sot duhet të miratojë pakon për zgjerimin e Komisionit Europian...

Këshilli i Punëve të Përgjithshme të Bashkimit Europian sot duhet të miratojë pakon për zgjerimin e Komisionit Europian dhe të sjellë konstatime për Samitin e Këshillit Europian, i paralajmëruar për t’u mbajtur të ejten.
 
Vlerësim pozitiv sipas raportit të OSBE -ODIHR-it për zgjedhjet e parakohshme parlamentare është e rëndësishme për Maqedoninë në lidhje me statusin e saj në integrimin europian.
 
Sipas draft-konkluzioneve në drejtim të Republikës së Maqedonisë dhe statusit kandidat për anëtarësim në BE, Këshilli fillimisht konfirmon konkluzionet e dhjetorit të vitit 2015 të angazhimit të Bashkimit Europian në korniza të agjendës së Selanikut dhe statusin kandidat të Republikës së Maqedonisë.
 
Në këtë aspekt, Këshilli rithekson angazhimin e saj të qartë në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë në BE. Ai e mirëpret marrëveshjen e arritur nga udhëheqësit politik më 20 korrik për zbatimin e mëtejshëm të Marrëveshjes së Përzhinës.
 
Në draft-konkluzionet, Këshilli thekson se vendi vazhdon të vuajë nga përçarja politike, polarizimi dhe mungesa e kulturës së kompromisit, me kthim prapa në fusha të rëndësishme siç është funksionimi i gjyqësorit, i cili duhet të lejohet të funksionojë në mënyrë të pavarur.
 
Gjithashtu përsëritet edhe rëndësia e një hetimi të plotë dhe të pavarur pa pengesa nga akuzat për shkelje penale nga skandali me përgjimet. 
 
SANIJE DURAKU