Maqedoni

“Most”: Në zgjedhje u shënuan parregullsi

13.12.2016 17:35

Dita e zgjedhjeve ka kaluar me parregullsi të shumta si dhe me indikacione për blerje të votave...

Ky është vlerësimi preliminar i Asociacionit “Most” në lidhje me procesin e votimit.
 
Nga “Most” kanë vërejtur agjitacion para vendvotimeve si dhe fotografim të fletëvotimeve, që sipas “Most” tregon se ka pasur presion ndaj votuesve.
 
Gjithashtu vëzhguesit e “Most” kanë vërejtur votim familjar dhe mosrespektim të votës së fshehtë, si dhe ka pasur shumë persona të cilët nuk kanë mundur ta gjejnë veten e tyre në lista zgjedhore.
 
Nga ky asociacion apelojnë që Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve me kujdes t’i shqyrtojë të gjitha parregullsitë e mundshme dhe ankesat për zgjedhjet. 
 
“Për momentin është afati për paraqitjen e ankesave në lidhje me procesin zgjedhor dhe në qoftë se paraqiten ankesa apelojmë deri te KShZ seriozisht t’i shqyrtojë dhe të veprojë në mënyrë konsistente dhe në përputhshmëri me kodin zgjedhor dhe praktikat më të mira ndërkombëtare, duke pasur parasysh dallimin e vogël të votave të fituara në vendvotimet e kontestuara. Vendimet e KShZ-së mund të ndikojnë në rezultatet përfundimtare dhe ndarjen e mandateve në disa njësi zgjedhore”,- deklaroi Darko Aleksov nga “Most”.
 
Sipas “Most”, komisionet zgjedhore komunale janë zgjedhur sipas njohjes personale dhe linjave familjare.
 
Vëzhguesit e “Most” kanë vërejtur edhe presione të fuqishme ndaj administratës para dhe gjatë ditës së votimit, si dhe keqpërdorim të pozitave zyrtare të një pjese të funksionarëve.
 
ERSAN PAJAZITI