Daka: 8 qershori opsion i pamundur për zgjedhje
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka vlerësuar se 8 qershori është opsion i pamundur për të organizuar zgjedhje parlamentare të mira dhe me cilësi të lartë brenda 30 ditëve….

Republiken e Kosoves dhe spekrin politik atje e kane kapur edhe t e zgjedhjeve te parakohshme. Partite politike ne Kosove i jane futur nje fushate ndonese akoma nuk jane dakorduar per mbajtjen zgjedhjeve e parakohshme parlamentare.
Nderkohe kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka vlerësuar se 8 qershori është opsion i pamundur për të organizuar zgjedhje parlamentare të mira dhe me cilësi të lartë brenda 30 ditëve.
“Nuk ka kohë të mjaftueshme për t’i organizuar zgjedhjet më 8 qershor, sepse do t’i kemi në dispozicion vetëm 30 ditë. Do të jetë një kohë shumë e shkurtër. Pra, nëse vendoset që zgjedhjet parlamentare të mbahen më 8 qershor, KQZ-ja është para një sfidë të madhe. Prandaj 8 qershori po më duket si opsion i pamundur”, ka thënë Daka për mediat kosovare.
Shefja e KQZ-së ka thënë se do të jetë proces shumë i vështirë organizimi i zgjedhjeve parlamentare brenda 30 ditëve, duke pasur parasysh faktin se në veri të vendit do të mbahen për herë të parë këto zgjedhje.
“Të organizosh zgjedhje parlamentare për 32-33 ditë është shumë e vështirë, plus duke pasur parasysh se për herë të parë do të kemi zgjedhje parlamentare edhe në veri të vendit".
