Maqedoni
Petkovski: mbrojtja gjatë punës, në nivel të ulët
13.12.2016 18:10
Punëdhënësit masat fillojnë t’i zbatojnë gjatë orarit të punës para ardhjes të kontrollove inspektuese...

Detyrimi ligjor për t’u mundësuar kushte punonjësve nga aspekti i sigurisë e konsiderojnë si një shpenzim shtesë në vend se si mbrojtje për një afat më të gjatë të biznesit të tyre.
Edhe pse ligji thotë se përgjegjësia për mbrojtje dhe siguri në punë është vetëm e punëdhënësit, por në proces megjithatë duhet të përfshihen të gjithë edhe punonjësit edhe institucionet kompetente.
Të gjithë punonjësit duhet të jenë të informuar për të drejtat e tyre, ndërsa institucionet duhet të implementojnë një sistem për analizën e aksidenteve, duke u bazuar në metodologjinë e dëshmuar për t’u ditur saktësisht se a jemi të aftë apo jo për punë.
“Në Maqedoni nga aspekti i mbrojtjes në punë nuk është e sigurt të punohet. Një pjesë e madhe e punëdhënësve zbatimin e Ligjit për mbrojtje gjatë orarit të punës e konsiderojnë si shtypje dhe jo si një mundësi për të zhvilluar kompaninë e tyre. Rreth 85% e të punësuarve nuk i dinë të drejtat e tyre”,- deklaroi kryetari i Shoqatës për mbrojtje në punë, Milan Petkovski.
Kompanive ju kushton më shumë nëse një punëtor lëndohet dhe nuk vjen në punë. Nëse rroga e një punonjësi është 12 mijë denarë dhe ai lëndohet nuk vjen në punë tre muaj, kompania apo punëdhënësi do të humb rreth 2500 euro, theksoi Petkovski.
Situata nuk është përmirësuar as në rajon, me ç’rast vendet së bashku po zbatojnë një projekt për të ngritur nivelin e sigurisë të punonjësve.
REJHANE BUSHI-METAJ
