Botë
Bruksel, çelja e negociatave me Shqipërinë diskutohen në KE
13.12.2016 18:22
Këshilli i Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian është mbledhur në Bruksel për të diskutuar lidhur me rekomandimin për çeljen e negociatave me Shqipërinë...

Në një prononcim për mediat jashtë mbledhjes, komisionieri për zgjerimin e BE-së, Johanes Han, u pyet nëse vendi do ta kishte të vështirë ta merrte hapjen e negociatave pas vendosjes së kushteve.
“Por, ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Miroslav Lajçak, vendi i të cilit kryeson presidencën e radhës të Bashkimit Europian, duket më i prerë në qëndrimin e tij. Ai tha se nga Shqipëria kërkohen prova që ka progres”,- deklaroi komisioneri për zgjerimin e BE-së, Johanes Han.
“Këshilli ka ndjekur shumë afër zhvillimet. Prioriteti kryesor është implementimi i legjislacionit. Këtu përfshihet edhe kushti për zgjedhje të lira dhe të ndershme, por mendoj se kushti kryesor është që nga Shqipëria ne kërkojmë arsye, prova dhe fakte që ka progres”,- tha ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Miroslav Lajcak.
Më 15 dhjetor pritet që Këshilli i Europës të japë një vendim lidhur me çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE-në me kusht vetingun.
LULJETA NDOKA
