Maqedoni

Grande për sipërmarrës nga grupet etnike të pakicës

13.12.2016 18:29

Fondacioni “Servisi Sipërmarrës i të rinjve” ka mbajtur takim me shoqatat qytetare për përkrahjen e sipërmarrësve të rinj nga grupet etnike të pakicës. ...

Shuma maksimale, e cila është paraparë për një grand, është 5200 euro, ndërsa shuma e përgjithshme e projektit është 46.800 euro. Propozim-projektet duhet të jenë me kohëzgjatje minimum 6 muaj dhe të implementohet në periudhën mars-gusht të vitit 2017. Ky projekt financohet nga Bashkimi Europian në kuadër të programit IPA. 
 
“Në kuadër të projektit është  bërë thirrje, ku do të ndahen grande të cilat do të implementohen nga shoqatat qytetare në nivel lokal. Aktivitetet të cilat do të implementohen janë nga shoqatat e vogla qytetare për përkrahjen e të rinjve në sipërmarrje me theks të veçantë përfshirjen e grupeve etnike të pakicës, ku pritet të përmirësohet gjendja me sipërmarrësinë në nivel lokal dhe përforcimin e bashkëpunimit ndëretnik në sferën e sipërmarrësisë”,- deklaroi Aleksandar Filipovski nga Fondacioni PSM. 
 
Pjesëmarrësit në takim shprehën idetë e tyre me shpresë se do të përkrahen financiarisht për realizimin deri në fund të projekteve të tyre.
 
“Ne jemi një kompani sapo e formuar para disa muajve, ku si aktivitet kryesor kemi ueb portalet dhe për momentin po punojmë një projekt për promovimin e turizmit në Maqedoni. Është një projekt i madh, ku do të ketë shumë informacione për vendet më atraktive në Maqedoni… Nga ky takim morëm informacione se si do të përkrahen financiarisht këto projekte të cilat mund të ndihmojnë turizmit në Maqedoni si dhe stimulimin e punësimeve të reja”,- theksoi Ngadhnjim Çilku nga Kompania “Leving Dooel”.
 
Grandet janë të hapura për shoqata qytetare dhe planifikohet të jenë të këqyrura më së paku prej 18 shoqata qytetare. Që të fitohet grandi gjithashtu është e nevojshme që të aplikojnë minimum 2 shoqata, të cilat pastaj duhet të targetojnë  minimum 15 sipërmarrës  të rinj të grupeve etnike të pakicës, të cilët duhet  ta implementojnë projektin në nivel lokal.
 
GAZMEND KURTISHI