Takim për rolin e Avokatit të popullit në mbrojtjen e fëmijëve refugjatë

14.12.2016 09:30

Avokati i popullit me mbështetje të CRONSEE-Rrjetit të fëmijëve dhe organizatës ‘Save the children’....

Avokati i popullit me mbështetje të CRONSEE-Rrjetit të fëmijëve dhe organizatës ‘Save the children’, sot dhe nesër në Shkup, organizojnë takim me temë “Roli i Avokatit të popullit në mbrojtjen e fëmijëve emigrantë”.

Takimin do ta hapë Avokati i popullit Ixhet Memeti dhe drejtori i programit ‘Save the children’ për veriperëndimit ballkanik, Ahmed Pjano, njofton AIM.

Për gjendjen e fëmijëve refugjatë/emigrantë pa shoqërues do të flasin zëvendësavokatja e popullit Vaska Bajramovska­Mustafa, përfaqësuesi i Qendrës për menaxhim me kriza Dushko Petrovski, si dhe këshilltarja për mosdiskriminim dhe luftë kundër tregtisë me njerëz në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Svetllana Cvetkovska.

Për gjendjen me fëmijët refugjatë/emigrantë prezentime do të kenë përfaqësues të ombudsmanit zyrat e Shqipërisë, Kroacisë, Greqisë, Malit të Zi, Serbisë, Rumanisë, Sllovenisë, Bullgarisë, Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës. (mia.mk)