Shkup, 24 orët e fundit sollën 12 aksidente dhe 7 persona të lënduar

14.12.2016 10:22

Në 24 orët e fundit në qytetin e Shkupit janë regjistruar gjithsej 12 fatkeqësi komunikacioni...

Në 24 orët e fundit në qytetin e Shkupit janë regjistruar gjithsej 12 fatkeqësi komunikacioni, ku janë lënduar shtatë persona, ndërkaq në shtatë raste tjera ka patur vetëm dëme materiale.

Policia rrugore zbuloi dhe sanksionoi dy vozitës të cilët kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, katër vozitës që gjatë drejtimit të automjetit nuk kanë përdorur rripin e sigurimit apo kanë prëdorur celularin, si dhe pesë vozitës të cilët nuk u janë përmbajtur kufizimeve, ndalesave dhe obligimeve të shprehura me shenjat e vendosura rrugore.

Janë hasur edhe 39 automjete të parkuara në mënyrë jo të rregullt. \

Me ndihmën e automjetit të posaçëm janë mënjanuar 59 automjete.