Projekt për përforcimin e kapaciteteve dhe zbatimin e Direktivës korrnizë për mbeturina

14.12.2016 09:55

Fillon Tuining projekti për përforcimin e kapaciteteve administrative....

Fillon Tuining projekti për përforcimin e kapaciteteve administrative për zbatimin e Direktivës korrnizë për mbeturina dhe direktivave për rrjedhat e veçanta të mbeturinave. Projekti është financuar nga Bashkimi Evropian.

Me rastin e fillimit të projektit sot në Info Qendrën e BE­së në Shkup do të mbahet ceremoni në të cilën do të mbajë fjalim ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Bashkim Ameti.

Projektin do ta implementojnë ekspertë nga Mbretëria e Bashkuar dhe nga Spanja, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. (mia.mk)