Bastiset shtëpia e shefit të SPB Kumanovë
Policia mbrëmë ka kryer bastisje në shtëpinë e shefit të SPB Kumanovë....

Policia mbrëmë ka kryer bastisje në shtëpinë e shefit të SPB Kumanovë, Stojançe Veliçkoviq.
Policia hyri në shtëpinë e Veliçkoviq me urdhër për bastisje dhe sipas informatave fillestare ka marrë shënime zyrtare.
Nga Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë informuan se nuk janë kompetentë për rastin dhe udhëzuan drejt Prokurorisë për krim të organizuar.
Nga MPB thonë se me informata zyrtare do të dalin në opinion gjatë ditës. Sipas informatave fillestare, bastisja është kryer për parregullsi zgjedhore.
Pas një kohe të caktuar, një grup qytetarësh, anëtarë dhe simpatizantë të LSDM-së nga Kumanova, u tubuan para shtëpisë së Veliçkoviq duke i shprehur mbështetje.
Ai iu drejtua dhe kërkoi prej tyre që të largohen dhe theksoi se nuk do të arrestohet, ndërkaq nëse ka çfarëdo lloj problemi, do të zgjidhen me anë gjyqësore. pas kësaj thirrjeje të Veliçkoviq, qytetarët u larguan të qetë.
Veliçkoviq ishte emëruar shef i SPB Kumanovë dy herë nga minsitri i Punëve të Brendshme, OIiver Spasovski.
