Ambasada amerikane: Nuk ndërhyjmë në punën e KShZ-së
Ambasada e ShBA-ve në Shkup ka reaguar ashpër ndaj raportimeve të pasakta....

Ambasada e ShBA-ve në Shkup ka reaguar ashpër ndaj raportimeve të pasakta të cilat pretendojnë se Ambasadori amerikan po ndërhyn në punën e KShZ-së. “Nënvizojmë me shqetësim raportimet e pasakta në vazhdimësi që pretendojnë se ambasadori amerikan po ndërhyn në punën e KShZ-së. Nuk është koha për lajme të tilla fallco apo konspiracion, na lejoni të theksojmë se ambasadori amerikan as që është takuar e as ka vizituar apo ka ndërhyrë te dikush në KShZ. ShBA-të mbështesin të drejtën e qytetarëve të RM-së për një proces demokratik të hapur, transparent dhe të përgjegjshëm. Kjo përfshin edhe rishikimin e ankesave sipas ligjeve të Maqedonisë”,- thuhet në reagimin e lëshuar për shtyp nga Ambasada e ShBA-ve në Shkup.
