Rama mesazhe për partitë shqiptare në Maqedoni
14.12.2016 12:32
Kryeministri, Edi Rama, lëshoi mesazhe të drejtpërdrejta për partitë shqiptare në Maqedoni...

Kryeministri, Edi Rama, lëshoi mesazhe të drejtpërdrejta për partitë shqiptare në Maqedoni, të cilat kanë në dorë formimin e qeverisë së re në Shkup, pas zgjedhjeve të kësaj të diele.
Nga pritja me diplomatët e akredituar në Tiranë ai kërkoi që ata të flasin me një zë për të rivendosur çështjen shqiptare brenda kornizave të Marrëveshjes së Ohrit dhe që të luftojnë për barazi të plotë të të dy popujve brenda shtetit të Maqedonisë.
“Meqë Maqedonia është në përfundim të një procesi zgjedhor, i përgëzoj të gjithë të zgjedhurit pa përjashtim, por ata shqiptarë në mënyrë të veçantë. Uroj që të gjejnë forcën që të çojnë përpara një agjendë të përbashkët për të arritur cilësisht bashkëjetesën demokratike të qytetarëve shqiptarë dhe maqedonas. Për ta rivendosur në krye të agjendave të tyre të përveçme partiake Marrëveshjen e Ohrit si emërues të përbashkët dhe për të kërkuar me një zë që programi i qeverisë së re, cilado qoftë ajo, të futet në kornizën e Marrëveshjes së Ohrit”,- tha Rama.
