PDSH

Sela: PDSH, t’ia lëshojë BDI-së të gjitha mandatet

04.05.2014 17:38

Sela është shprehur se nëse Menduh Thaçi ia do me të vërtetë të mirën shqiptarëve dhe mendon për ta, le t'ia japë 7 mandatet e deputetëve BDI-së dhe të plotësohen të drejtat për shqiptarët…...

Ne Partine Demokratike Shqiptare vazhdojne perplasjet midis kreut te kesaj partie dhe kryetarit te komunës së Strugës, Ziadin Sela. Ky i fundit është shprehur se nëse Menduh Thaçi ia do me të vërtetë të mirën shqiptarëve dhe mendon për ta, le t'ia japë 7 mandatet e deputetëve BDI-së dhe të plotësohen të drejtat për shqiptarët.

“BDI ka 19 mandate, le t’ua ja japë Thaçi edhe 7 dhe t’u thotë ja ku i keni të gjithë mandatet e shqiptarëve, ndaj bëni diçka për ata. Le ta bëjë këtë me kushtin që të realizohen kërkesat e shqiptarëve, të parapara në platformën politike të PDSH-së të miratuar në vitin 2009, që përfshin krijimin e parlamentit dy dhomësh dhe zyrtarizimin e gjuhës shqipe në të gjithë territorin e vendit”, - tha Sela për Drini.mk. 

Lidhur me kritikat tejet të ashpra ndaj tij, Sela tha se nuk do të komentojë akuza personale, por se merret me çështje që shqertësojnë vërtetë shqiptarët.