Maqedoni

Rama: Programi i qeverisë së re, brenda kornizave të MO-së

14.12.2016 15:28

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, i apeloi qeverisë së re që të funksionojë mbi kornizat e Marrëveshjes së Ohrit...

“Dua të përfitoj nga ky rast për t’i përgëzuar të gjithë të zgjedhurit pa përjashtim, por ata shqiptarë në veçanti dhe për të uruar me zë të lartë se ata do të gjejnë forcën për të çuar përpara një agjendë të përbashkët për të arritur cilësisht bashkëjetesën demokratike të qytetarëve shqiptarë dhe maqedonas për ta rivendosur në krye të agjendave të tyre partiake marrëveshjen e Ohrit. Partitë shqiptare në Maqedoni nuk janë të detyruara të pajtohen me gjithçka, por janë të imponuara nga interesi i shqiptarëve, që të flasin me një zë për të vetmen gjë që nuk mund të ndahen”,- vijoi Rama.