Maqedoni
Menaxhimi me mbeturinat, mungojnë kapacitetet administrative
14.12.2016 15:32
Implementimi i direktivës kornizë për menaxhimin e mbeturinave ende është në stadiumin fillestar...

Nga Misioni i BE-së dhe Ambasada britanike përkujtuan se nevojiten stimulime ekonomike për të përmirësuar gjendjen. Sipas tyre, vendi nuk ka kapacitete të mjaftueshme administrative për t’u përballur me problemin.
“Legjislativa europiane për mjedisin jetësor është njëra nga më të komplikuarat. Menaxhimi me mbeturina, transporti dhe zbatimi i tyre kërkon mjete të shumta financiare. Kjo ka të bëjë me pjesën e menaxhimit me mbeturina, sepse krijimi i mbeturinave po rritet dhe me këtë rritet edhe ndotja e mjedisit jetësor”,- deklaroi Mauro Di Veroli nga Misioni i BE-së në Shkup.
“Kapacitetet administrative nuk janë të mjaftueshme për t’u përballur me mbeturinat të cilat hidhen nëpër rrugë dhe ndotin pejsazhet e bukura natyrore. Maqedonia është një vend i bukur, e kam shëtitur dhe kam parë parqe të bukura, por gjithandej ku kam shkuar ka pasur shumë mbeturina përreth të cilat ma kanë prishur përshtypjen për bukuritë e vendit tuaj”,- tha zëvendësambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Poll Edvards.
Nga Ministria e Ekologjisë thonë se zbatimi i politikave do të sjellë përmirësimin e standardeve të menaxhimit me mbeturinat.
“Do të kontribuojë edhe për zgjidhjen e problemeve ekologjike të komunave dhe deponive tjera të cilat duhet teknikisht të bëhen me standarde të inkorporuara me ligj”,- theksoi Daniel Eftimov nga Ministria e Ekologjisë.
Projekti për forcimin e kapaciteteve administrative do të zbatohet nga ekspertë të Mbretërisë së Bashkuar dhe Spanjës, në bashkëpunim me Ministrinë e Ekologjisë.
REJHANE BUSHI-METAJ
