Maqedoni

MPJ e Rusisë: Respektoni vullnetin e votuesve

14.12.2016 16:25

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni më 11 dhjetor edhe krahas situatës jashtëzakonisht të tensionuar politike, janë mbajtur në atmosferë të qetë....

Vëzhguesit ndërkombëtarë, mes të cilëve ishte edhe një grup i përfaqësuesve rusë, nuk kanë regjistruar shkelje të standardeve të aprovuara universale, vlerësoi sot Ministria e Punëve të Jashtme e Federatës ruse. Sipas rezultateve, shtohet, asnjë parti politike nuk ka arritur të sigurojë shumicë absolute. 
 
"U bëj thirrje të gjitha forcave politike në Maqedoni që ta respektojnë vullnetin e votuesve, të veprojnë në kuadër të Kushtetutës dhe të evitojnë ndikimet e jashtme kontraproduktive gjatë formimit të qeverisë së re. Besojmë se politikanët e Maqedonisë janë koshientë për shkallën e përgjegjësisë, për ruajtjen e stabilitetit në Maqedoni dhe harmoninë ndëretnike, të cilat janë faktorë të domosdoshëm për paqe në gjithë rajonin ballkanik",- potencohet në kumtesën e MPJ-së ruse. 
 
Rusia, siç theksohet në kumtesë, pret që prioritetet e qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë të jenë të balancuara dhe të fokusohen në përforcimin e paqes dhe të sigurisë në kontinentin europian.
 
FARIJE DAUTI-BAKIJU