Botë
Donald Lu: Qeveria ka bërë pakt me krimin dhe korrupsionin
14.12.2016 17:18
Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, deklaroi se trafikantët e drogës janë të lidhur ngushtë me shtetin, ndërsa akuzoi qeverinë për pakte me korrupsionin...

Gjatë një aktiviteti të organizuar nga Avokati i Popullit, Lu u fokusua sidomos në rastin e të shumëkërkuarit, Klement Balili, për të cilin theksoi se “për 7 muaj ka nxitur Ministrinë e Brendshme, por dhe Prokurorinë për arrestimin e tij, por këto institucione nuk kanë reaguar”.
Më tej, Lu tha se ShBA i kanë thënë Shqipërisë se bashkëpunimi i ardhshëm kundër narkotikëve është i kushtëzuar nga arrestimi dhe procedimi penal i “peshqve të mëdhenj” nga ana e Shqipërisë, përfshirë Klement Balilin.
Ndërkaq, kreu i Kuvendit, Ilir Meta, theksoi rendësin e një vendimi të shpejtë nga Gjykata Kushtetuese për Ligjin e vettingut.
Këto deklarata u bënë gjatë analizës vjetore të institucionit të Avokatit të Popullit.
LULJETA NDOKA
