Konferencë "Konceptet bashkëkohore të menaxhmentit të krizës"

15.12.2016 09:05

"Konceptet bashkëkohore të menaxhmentit të krizës" është tema e konferencës shkencore ndërkombëtare....

"Konceptet bashkëkohore të menaxhmentit të krizës" është tema e konferencës shkencore ndërkombëtare, të cilën sot dhe nesër në Ohër e organizon Qendra për menaxhim me kriza e Maqedonisë.

"Qëllimi i konferencës është të mblidhen në një vend bashkësia akademike, institucionet qeveritare, organizatat qytetare dhe sektori privat nga Maqedonia dhe nga vendet e huaja, për shkak të këmbimit të mendimeve dhe përvojave për çështje lidhur me menaxhimin me gjendje urgjente të krizës”, kumtoi QMK.

Konferenca organizohet në bashkëpunim me Fakultetin për shkenca arsimore nga Universiteti "Xhons Holkins" nga SHBA­ja, Fakultetit juridik të Universitetit "Goce Dellçev" ­ Shtip dhe Kolegjit "Biznesi" nga Prishtina, me përkrahje nga Ambasada e SHBA­-së në Maqedoni. (mia.mk)