Ekonomi

Banka Popullore, në qarkullim bankënota prej 200 dhe 2000 denarësh

15.12.2016 09:40

Prej sot, Banka Popullore e Maqedonisë ka lëshuar në qarkullim bankënotat e reja prej 200 dhe 2000 denarësh...

Njëkohësisht do të tërhiqet bankënota prej 5000 denarësh. Në lidhje me tërheqjen e kësaj bankënote nga Banka Popullore kanë thënë se ajo nuk ka gjetur vend në transaksionet ditore e as bankat nuk kanë pasur shumë nevojë për këtë bankënotë.

Nga BPM informojnë se pas analizave është konkluduar se është e nevojshme një ndryshim në strukturat e parave të letrës, prandaj janë lëshuar në qarkullim bankënotat e reja prej 200 dhe 2000 denarësh.