Bruksel, liderët e BE-së diskutojnë për Sirinë, Ukrainën dhe Brexit

15.12.2016 12:45

Udhëheqësit e shteteve anëtare të Bashkimit Europian...

Udhëheqësit e shteteve anëtare të Bashkimit Europian pritet të takohen sot në Bruksel për një samit njëditor që të diskutojnë krizat me të cilat është përballur BE-ja gjatë këtij viti.

Liderët e BE-së pritet të miratojnë zgjatjen e sanksioneve edhe për gjashtë muaj kundër Moskës për shkak të konfliktit në Ukrainë. Ata gjithashtu do të diskutojnë për arritjen e një marrëveshjeje për lidhje politike dhe ekonomike në mes të bllokut, të cilën Holanda është kërcënuar se do e bllokojë.

Holanda është e vetmja anëtare e BE-së që ende nuk e ka ratifikuar marrëveshjen pasi dëshiron të qartësojë se ajo nuk e çon Ukrainën drejt anëtarësimit në BE. Rreth Sirisë, liderët e BE-së pritet të dënojnë ashpër sulmet në Alepon lindore nga regjimi në Damask dhe aleatët e tij.

Udhëheqësit e BE-së do e mbajnë edhe një darkë formale, pa kryeministren britanike, Theresa May, për të diskutuar se si të trajtohet dalja e Britanisë nga blloku.