Moore: Gjykata speciale, vendim i vështirë por i drejtë
Ai tha se kjo gjykatë do të vërtetojë përfundimisht dyshimet për krime lufte të UÇK-së, të parashtruara nga Dick Marty….

Drejtori i zyrës për Evropën Qendrore dhe Jugore në Departamentin amerikan të Shtetit, Jonathan Moore, është shprehur se vendimi për krijimin e Gjykatës Speciale në Kosovë ishte i rëndë dhe i vështirë, por shumë i drejtë.
Ai tha se kjo gjykatë do të vërtetojë përfundimisht dyshimet për krime lufte të UÇK-së, të parashtruara nga Dick Marty.
“Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian u njohën para disa vitesh me akuzat shumë të rënda të ngritura nga senatori Dick Marty nga Zvicra. Ne shprehëm shqetësimin tone; për to natyrisht duhet të vendoset drejtësia, të hetohen këto raste dhe nëse ka ndonjë rast që duhet të dalë në gjyq, kjo duhet të ndodhë" , është shprehur Moore për Zerin e Amerikes.
Ai tha po ashtu se SHBA mbështet vendimin për ta shndërruar FSK-në e Kosovës në Forcat e Armatosura të Kosovës duke shtuar se kjo është një çështje e rëndësishme dhe ne presim me padurim të shohim se si FSK-ja do të kthehet në Forcat e Armatosura të Kosovës.
