Memeti: Lista zgjedhore shkaktoi probleme
Avokati i popullit Ixhet Memeti ka deklaruar se gjatë këtyre zgjedhjeve ka pasur më shumë paraqitje të qytetarëve për ankesa se kanë zgjedhjet e kaluara….

Avokati i popullit Ixhet Memeti në intervisten e perjavshme te Radios Evropa e Lire ka deklaruar se gjatë këtyre zgjedhjeve ka pasur më shumë paraqitje të qytetarëve për ankesa se kanë zgjedhjet e kaluara. Në të shumtën e rasteve problemet kanë qenë pasojë e parregullsive në listën zgjedhore”, thotë Ixhet Memeti.
“Në të shumtën e rasteve problemet kanë qenë pasojë e parregullsive në listën zgjedhore. Kishim raste kur arritem ti ndihmojme qytetaret te njejten dite. Do te ju tregoj nje rast shum karakteristik, Derisa ne rrethin e pare te zgjedhjeve presidenciale, ka votuar ne nje fshat, ne rretin e dyte votuesin e gjetem ne liste ne nje nfshat tjeter e cila shkakton dyshime dhe pasiguri te qytetaret se shteti perkatesisht organet per zbatimin e zgjedhjeve, me saktesisht KSHZ-ja e cila e ka per obligim ta pergadise dhe pastroje listen zgjedhore ajo kete nuk e ka bere” – tha Avokati i Popullit, Ixhet Memeti.
Avokati i Popullit i sugjeron qe KSHZ-se qe te ndermerr masa te shtuara per te shmangur problemet qe po paraqiten gjate procesit zgjedhore.
“Konsiderojme se KSHZ nuk duhet vetem qe ta publikoje n listen zgjedhore. Ata duhet te ortganizojne me shume fushata per qytetaret me qellim qe ti informoje ata se si ti permiresojne gabimet nese ndodhen ne listat zgjedhore” – u shpreh Avokati i Popullit, Ixhet Memeti.
Memeti me tej ka folur edhe per fushaten parazgjedhore duke shtuar se institucioni qe drejton ai ka konstatuar se krahas apeleve te shumta gjate fushates zgjedhore jane keqperdorur femijet. Sipas tij keqperdorimi i femijeve gjate fushatave zgjedhore nuk eshte ne interesin e tyre por ne interesin e qellimeve te caktuara politike. (Besim ABDULLAHU, TVM2)
