Maqedoni

“E Majta” dhe PLD: Të ndërpritet presioni ndaj KShZ-së

15.12.2016 17:36

Është i patolerueshëm presioni ndaj KShZ-së, vlerësojnë nga Partia “E Majta”...

Sipas saj nuk është demokratike që partitë në pushtet të bëjnë presion ndaj institucioneve që nuk i kanë në kontroll.
 
“Është i patolerueshëm çdo presion direkt apo indirekt ndaj punës së KShZ-së dhe partitë që deri tani ishin në pushtet patjetër të mësohen se nuk është sjellje demokratike të bëhet presion ndaj secilit institucion shtetëror që nuk është marionetë e tyre”,- thanë nga “E Majta”.
 
Sipas “Të majtës”, e cila nuk siguroi asnjë deputet në zgjedhjet e 11 dhjetorit, në Maqedoni duhet të formohet një qeveri e cila nuk do të përfshinte VMRO-DPMNE-në, e që, sipas kësaj partie, i ka bërë dëm të madh shtetit dhe i ka ndarë qytetarët në vend. Edhe Partia Liberal-demokrate ka apeluar te partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e 11 dhjetorit, të ndërpresin presionet ndaj punës së KShZ-së.
 
GYLTENE SINANI