Musliu: Negociatat, të shfrytëzohet mundësia

04.05.2014 18:19

Sipas tij edhe thirrjet e sekretarit amerikan te mbrojtjes Çak Hejgell qe palet sa me pare ta mbyllin kete ceshtje perbejne edhe nje inkurajim shtese per te dyja vendet…….

Duke marrë parasyshe përfundimin  e procesit zgjedhorë në vend, dhe afrimin e Samitit të NATO-s në shtator, takimi i caktuar nga ndërmjetësuesi i Kombeve të Bashkuara për emrin Metju Nimic  pritet te jetë një udhërefyes i ri përshepjtues  që do të duhet të pason edhe me takime të tjera negociuese me qëllim që proceset eurointegruese te Maqedonise të vazhdojnë.

Kështu vlerson analisti Albert Musliu lidhur me raundin e ri te bisedimeve midis Shkupit dhe Athines që do të zhvillohet pasnesër në Nju Jork.  Ai njeherit shprehet pesimist rreth mundesise të gejtjes së ndonje zgjidhje  nga palet negociuese ne kete raund, por ajo qe është e rëndesishme sipas tij, është avansimi i këtij procesi drejt përafrimit të qëndrimeve midis paleve rreth zgjidhjes së çështejes së emrit.    

“Duhet të jetë një takim facilitues një takim përshpejtues , veçanarisht duke marrë përballe faktin se procesi zgjdhore ne Maqedoni kaloi, kemi inkurajim prej partnerit më të madh tonin po edhe të Greqisë SHBA-të, dhe kemi samitin e NATO-s në shtatorë, unë nuk besoj se në këtë takim do të dalin palët me ndonjë marreveshje por gjithsesi mendoj se në këtë takim do të përcaktohet spaku një udhërrefyes   për përshpejtimin e procesit me qëllim që proceset eurointegrative të Maqedonise të vazhdojnë” – tha përmes linjes telefonike për TVM2, analisti politik, Albert Musliu.   

Ne pyetjen se  pas thirjes se sekretarit te Mbrojtjes  se SHBA-ve Chak Hejgell per intensifikim te te negociatave cilat jane gjasat e Maqedonise per anetaresim ne Nato ne samitin e shtatorit , Musliu me pergjigje: “Maqedonia mendoj se tani i ka te gjitha predispozitat te cilat i duhen qe te mund ne shtatore te marre thirjen per anetaresim. Sa do te shfrytezohen te gjitha keto predispozita eshte tek te dy palet  veçanerisht ne palen tone qe te shfrytezohet dhe do te jene pozitive, me jepe shprese edhe inkurajimi i Hejgellit  afrim te te dy paleve . Sa te dy palet , veçanerisht sa do te mere iniciative Maqedonia qe muajt qe vijojne para samititi te NATO-s ky proces te mund te arrije deri te nje faze qe do te na mundeson neve zhbllokimin e procesit eurointegrues vecanerisht ne NATO por edhe ne EU, ajo duhet te pritet edhe te shifet”.

Sipas njoftimit nga Kombet e Bashkuara, dy ndërmjetësuesit në çështjen e emrit, ambasadori i Maqedonisë, Zoran Joleski dhe diplomati grek Adamantios Vasilakis, e kanë pranuar ftesën e Ndresmjetesuesit Nimic . Nimic do te  takohet me të dy negociatoret ndaras , kurse pastaj do realizon  takim të përbashkët në zyrën e OKB-se.Pas ketyre takimeve ne Nju jork Nimic pritet te viziton Shkupin dhe Athinen. (Zejxhane OSMANI, TVM2)