Botë

ShBA, ngritje rekorde e dollarit ndaj valutave tjera

15.12.2016 19:00

Dollari amerikan ka shënuar ngritjen më të lartë në afro 14 vjet kundër monedhave kryesore, pasi Rezerva Federale...

Dollari amerikan ka shënuar ngritjen më të lartë në afro 14 vjet kundër monedhave kryesore, pasi Rezerva Federale, që është Banka Qendrore e Shteteve të Bashkuara, e ka lansuar atë që ka sinjalizuar se do të jetë një varg i rritjeve të shkallës së interesit gjatë vitit të ardhshëm.

Dollari amerikan sot e ka arritur nivelin më të lartë prej janarit të vitit 2003, pasi Rezervat Federale amerikane i kanë shtuar shkallët e interesit për një të katërtën e poenit dhe kanë projektuar më tepër ngritje gjatë vitit të ardhshëm.

Euroja ka rënë në krahasim me dollarin për 1.2%, që është niveli më i ulët prej mesit të muajit mars të këtij viti, funta ka shënuar rënie për afro 1%, derisa ndaj jenit japonez dollari ka shënuar rritje prej 2%.