Prezantim i planeve për ajër më cilësor në Shkup

16.12.2016 09:42

Qyteti i Shkupit sot do të prezantojë Plan për përmirësimin e cilësisë.....

Qyteti i Shkupit sot do të prezantojë Plan për përmirësimin e cilësisë së ajrit ambiental në rajonin e Shkupit, Planin afatshkurtër për cilësinë e ajrit në rajonin e Shkupit dhe Kadastrën e integruar të ndotësve të mjedisit jetësor në qytetin e Shkupit.

Në prezantim do të merr pjesë edhe kryetari i qytetit të Shkupit Koce Trajanovski, ndërsa janë ftuar edhe të gjithë 17 kryetarët e komunave në rajonin planor të Shkupit, të cilët kanë kompetenca në sferën e mbrojtjes së ajrit nga ndotjes.