Përfundon projekti "Të kultivojmë më shumë misër"

16.12.2016 09:53

Në komunën e Mogilës sot do të rrumbullaksohet projekti katërvjeçar "Të kultivojmë më shumë misër"...

Në komunën e Mogilës sot do të rrumbullaksohet projekti katërvjeçar "Të kultivojmë më shumë misër" që e realizoi Projekti i USAID­-it për ekspansion të bizneseve të vogla.

Në periudhën prej 2013 deri 2016, Projekti i USAID-­it për biznese të vogla donoi 280 sisteme "pikë për pike" në rajonin e Pellagonisë, Pollogut, të Vardarit dhe atë Verilindor dhe sipas vlerësimeve të fundit në këtë moment ka mbi 800 hektarë misër, të cilat ujiten me këtë sistem.

Me zbatimin e këtij sistemi, rendimentet e misrit janë dyfish ose trefish më të mëdha dhe nëse ky trend vazhdon pritet që Maqedonia të prodhojë sasi të mjaftueshme të misrit që tërësisht ta zëvendësojë eksportin e misirt deri në vitin 2021.

Në këtë moment përmes këtij projekti janë krijuar rreth 900 vende të punës vetëm në nivel të fermave. (mia.mk)