KSHZ vazhdon seancën

16.12.2016 10:03

Komisioni Shtetëror Zgjedhor në orën 3:30 të mëngjesit ndërpreu seancën....

Komisioni Shtetëror Zgjedhor në orën 3:30 të mëngjesit ndërpreu seancën, për ta vazhduar të njëjtën gjatë ditës  së sotme.

Mbrëmë derisa po shqyrtoheshin ankesat e LSDM për parregullsi zgjedhore, mijëra përkrahës të VMRO-DPMNE u mblodhën para godinës së komisionit.

Turmave protestuese iu bashkëngjitën edhe anëtarët e kryesisë së VMRO-DPMNE, të cilët porositën se nuk do të lejojnë që ti grabitet fitorja e zgjedhjeve.

KSHZ dje hodhi poshtë 7 ankesa të Lëvizjes BESA, ndërsa një u pranua. Ndërsa gjatë natës janë hedhur poshtë 4 nga 8 ankesat e LSDM. 

Protestuesit u shpërndanë dhe se pjesa më e madhe e tyre ishin nga qytetet e tjera, të cilët po vazhdojnë të qëndrojnë në Shkup.